Sigal Prishtina përmes deklaratave se çfarë e pret në finalen e plejofit të Superligës në basketboll ndaj Bashkimit në superformë lë të kuptohet se nuk e ka forcën e viteve të shkuara.
Në stinorët e shkuar, në këtë fazë, ajo shprehte sigurinë se do të fitonte finalen dhe në të shumtën e rasteve ashtu ndodhte. Por, kësaj here shpreh veç optimizmin, shkruan sot Koha Ditore.
Seria finale e IP Superligës nis të shtunën (19:00) me ndeshjen në Prishtinë.
Prishtina është kampione në fuqi, pasi stinorin e shkuar mposhti pikërisht Bashkimin, me 3:1 në fitore.
Edhe këtë edicion e ka nisur mirë. Me shumë të huaj e vendorë të fortë. Por me kalimin e kohës i largoi gati të gjithë, derisa Bashkimi shkonte duke u forcuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).