Të premten do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 10 tetor. Por skuadrat aktualisht nuk e kanë të drejtën e stërvitjes në palestra. Disa prej tyre po ushtrojnë në ambiente të hapura.
Klubet e hendbollit janë duke pritur lejen e Qeverisë për të filluar me stërvitje në palestra. Superliga e hendbollistëve do t’i ketë dhjetë skuadra, ndërsa ajo e hendbollisteve është rritur në 12 skuadra.
Artikuj të ngjashëm