Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Moenchegladbachu nuk ka lojtarë të infektuar me koronavirus

Klubi i Bundesligës gjermane Borussia Moenchengladbach so do t’i kthehet stërvitjeve të rregullta. Klubi ka njoftuar se gjithë lojtarët do të marrin pjesë, me pëjashtim të Denis Zakarias që ka lëndim të gjurit.

Në testet e dyta për koronavirus, të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ.

Fillimisht në testet e para një lojtar dhe një anëtar i stafit kishin rezultuar pozitiv. Por, lojtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka dal negativ në dy teste të tjera dhe është lejuar të kthehet në skuadër. Anëtari i stafit mbetet në karantinë, shkruan Kicker.

Bundesliga pritet të rifillojë fundjavën e ardhshme.