Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Dukagjini të dëshpëruar me humbjen

Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, është shprehur i zhgënjyer pas disfatës nga Drenicës.

Luzi shpreson që të evitohen gabimet dhe skuadra t’i rikthehet rezultateve pozitive në takimet e tjera.

“Po vazhdojmë të bëjmë gabime individuale dhe nuk i kemi përmirësuar. Gjatë tërë javës kemi kohë të përmirësohemi. Drenica erdhi dhe mori pikët e plota. Kishte organizuar mirë lojën dhe me kundërsulme na mposhti. Duhet të ndryshojmë mentalitetin pasi në pjesën e dytë kemi luajtur futboll dhe kemi krijuar më shumë. kemi dominuar ndeshjen por nuk ishte e mjaftueshme për të arritur rezultatin e dëshiruar”, ka theksuar Luzi.

“Nuk po arrijmë t’i konkretizojmë rastet e shumta të cilat po i krijomë", ka shtuar ai.

Dukagjini tani është në situatë të vështirë sa i takon garës për ekzistencë.

Artikuj të ngjashëm