Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taurasi arrin shifrën e 10 mijë pikëve në karrierë

Fundorja e Phoenix Mercury, Diana Taurasi, ka shkruar histori në elitën e basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo të enjten mbrëma u bë basketbollistja e parë që ka arritur shifrën e 10 mijë pikëve të shënuara.

41-vjeçarja e arriti këtë shifër të jashtëzakonshme me shënim nga vija për tri pikë në çerekun e tretë, në fitoren e Mercuryt ndaj Atlanta Dream, 91:71.

Taurasi e mbylli ndeshjen me 42 pikë të shënuara.

Ajo po ashtu u bë basketbollistja më e vjetër që shënon 40 e më shumë pikë brenda një ndeshjeje në historinë e ligës WNBA.