Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, do të largohet nga klubi gjatë verës, sipas drejtorit sportiv Igli Tare.
Futbollisti holandez është cak i Liverpoolit dhe ai pritet të jetë lojtar i lirë pas qershorit pas dështimit për kontratë të re me italianët.
“Lazio është tërhequr nga propozimet që kemi pasur për kontratë të re me De Vrijin. Jemi tërhequr për arsyet që do t’i shpegojmë më vonë. Ishte zgjedhje pas shumë muajsh negociatave, por ka edhe një limit për gjithçka”, ka thënë Tare për SkySports. “Ai ka qenë shembull profesional dhe e falënderojmë për këtë që ka bërë dhe që do të bëjë deri në fund të sezonit. Ka dhënë shumë për klubin, sikur edhe ne që i dhamë marrëveshje të mirë, por rrugët tona ndahen në qershor”.
De Vrij është kërkuar edhe nga Juventusi, Interi si dhe dy gjigantët e Manchesterit.