Në javët e kaluara është folur shumë se mbrojtësi i krahut të majtë i Dortmundit, Nico Schulz, mund të përfundojë te skuadra e Lazios në Serie A.
Madje, gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” kishte raportuar pikërisht për të duke thënë se një gjë e tillë është shumë afër të ndodhë.
Por, të mërkurën gjatë ditës, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për mediumin “Sport1”, dhe ka mohuar një gjë të tillë.
“Nico Schulz nuk është në listën time të futbollistëve të pëlqyer. Ne nuk kemi folur asnjëherë me njëri-tjetrin”, është shprehur Tare.