Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tare e quan Berishën lojtar të kompletuar

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e sheh mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, si lojtar të kompletuar.

Tare të premten e ka prezantuar Berishën në një konferencë shtypi. Ai ka thënë se Berisha do të ketë rol të rëndësishëm te skuadra e Lazios.

Berisha, 25-vjeçar, te Lazio u transferua muajin e kaluar nga skuadra e Red Bull Salzburgut dhe ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.

“Është kënaqësi e madhe ta prezantoj Valon Berishën. Nuk e fsheh admirimin që kam për të. Ai është një luftëtar, një lojtar që nuk heq dorë kurrë. Një person i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës. Ishte dëshira ime ta kisha në ekip dhe jam i kënaqur që gjithçka shkoi mirë rreth transferimit të tij. Unë mendoj se ai do ta nderojë këtë fanellë”, ka thënë Tare gjatë prezantimit të Berishës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm