Tajvani do të fillojë të lejojë praninë e tifozëve në stadiume këtë javë, ndërsa qeveria ka nisur ka relaksuar edhe më tej masat kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit, ka njoftuar ministri i shëndetësisë të mërkurën, shkruan agjencia Reuters.
Tajvani ka qenë relativisht i suksesshëm në kontrollimin e virusit, ku janë regjistruar 439 raste dhe gjashtë të vdekur, ndërsa janë vetëm 100 të infektuar aktiv, fal parandalimit të hershëm dhe angazhimit për të zbuluar rastet. Ishulli kurrë nuk ka qenë në mbyllje totale, ndonëse qeveria ka promovuar mbajtjen e distancës sociale dhe masave.
Si bejsbolli ashtu edhe futbolli kanë rifilluar në Tajvan këtë muaj, por pa shikues, duke ofruar aksion për tifozët të izoluar në shtëpi në kohën e pandemisë. Është nga vendet e pakta ku po zhvillohet sporti.
Ministri i Shëndetësisë, Chen Shi-chung ka thënë se do të lejohen 1000 tifozë në ndeshjet e bejsbollit të së premtes në Taipei dhe qytetin qendror Taichung.
“Duke filluar nga 8 maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet profesioniste të bejsbollit”, ka thënë Chen.
Liga e bejsbollit të Tajvanit në një komunikatë ka thënë se do të shiten bileta vetëm me ID kartela dhe do të jenë ulëset e caktuara, që nënkupton se autoritetet mund të gjurmojnë më lehtë njerëzit nëse ata kanë lidhje me infeksionet.
Tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës dhe do të mbajnë maska mbrojtëse, e ulëset do të jenë 1 metra larg njëra-tjetrës.
“Mbani maskat e juaja si duhet dhe tregoni unitet e disiplinë. Të jetë bota krenare për Tajvanin”, është shkruar në Facebook nga liga.
Edhe
Fillon stinori i bejsbollit dhe futbollit në Tajvan
Bejsbolli është mjaft i popullarizuar në Tajvan, fal ndikimit të madh kulturor nga Japonia e SHBA-ja.
Për të kënaqur tifozët e huaj, ndeshjet e bejsbollit në Tajvan po transmetohen edhe me komentim në gjuhën angleze dhe po gëzojnë popullaritet të madh nga tifozët e huaj dhe mediat.
Mirëpo, nuk ka qenë shumë e lehtë, dhe pati polemika në Tajvan për emrin e ligës së bejsbollit, që quhet Chinese Professional Baseball League, pasi disa komentues të huajë sportiv mendonin se ishte kampionati i Kinës.
Disa politikanë të Tajvanit kanë kërkuar të riemërtohet liga, gjë që është refuzuar.