Sot është arritur marrëveshja mes Federatës së Futbollit të Uruguait dhe trajnerit.
Oscar Washington Tabarez nuk dorëzohet kurrë. 71-vjeçari pavarësisht se vuan nga një sëmundje që i kufizon lëvizshmërinë dhe nuk e lejon të qëndrojë në këmbë, nuk ka ndërmend të thotë stop dhe për t’i shpërblyer besimin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë këtyre 12 vite në krye të Uruguait.
Drejtuesit e federatës i kanë rinovuar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme me Tabarez që do të ketë mundësi të drejtojë përfaqësuesen Celeste deri në përfundim të Botërorit “Katar 2022”, transmeton kp.
Tabarez, i cili drejton Uruguain që nga viti 2006, fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2011, ndërsa një vit më parë dërgonte Uruguain në gjysmëfinalet e Botërorit të Afrikës së Jugut.