Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi refuzoi të luante të hënën me shikues

Kreu i Serie A, Paolo Dal Pino insiston se Interi kategorikisht ka refuzuar që të luajë derbin kundër Juventusit të hënën me shikues.

Ndeshja mes Juventusit e Interit e paraparë të zhvillohej të dielën, fillimisht ishte propozuar të luhej pa shikues. Por, më pas është vendosur të shtyhet, shkaku i koronavirusit.

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta ka thënë se stinori në Serie A rrezikon të mos përfundohet.

“Të premten, propozuam te Interi idenë që ndeshja me Juventusin të luhet të hënën mbrëma me shikues. Interi kategorikisht e refuzoi këtë. Kështu që krerët e klubit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e veta e të mos flasin për situatën josportive apo ligë të çrregulluar”, ka thënë Dal Pino për “Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm