Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Synimi i Feronikelit përballë kampionit uellsian: të mos humbë

Pasi përfundoi me sukses dy ndeshjet e para si vendas në Ligën e Kampionëve, Feronikeli është gati për hapin e radhës. Kampioni i Kosovës për herë të parë do të luajë ndeshje në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për garën kryesore të klubeve evropiane të futbollit.

Në stadiumin "Park Hall", në Oswestry, do të luhet ndeshja ndërmjet kampionit të Uellsit, The New Saints (TNS) dhe kampionit kosovar, Feronikeli. Kjo ndeshje e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve zhvillohet të martën (sot) nga ora 20:00. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 16 korrik në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raundi i parë kualifikues është faza ku vjet u ndal Drita e Gjilanit, e para dy vjetësh Trepça '89. Para dy vjetësh nuk ka pasur fazë parakualifikuese, ndërsa vjet e sivjet po.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)