Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylvinho nis takimet me lojtarët e Shqipërisë nëpër Evropë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, braziliani Sylvinho ka qëndruar të hënën në Itali për t’u takuar me Kristjan Asllanin, Berat Gjimshitin, Etrit Berishën dhe Elseid Hysaj.

Ka përcjellur të hënën edhe mesfushorin Nedim Bajrami. Trajneri brazilian ka planifikuar të bëjë udhëtim edhe në shtetet tjera të Evropës për t’i takuar lojtarët e Shqipërisë.

Sylvinho siç njofton Federata Shqiptar e Futbollit (FSHF) ka takuar javën e kaluar Enea Mihajn, që luan për Famalicaon.

“Gjithashtu, po javën e kaluar Silvinjo së bashku me ndihmësi i tij Pablo Zabaleta ka ndjekur edhe ndeshje të Granadas dhe Espanyol në Spanjë, ku janë aktivizuar Myrto Uzuni dhe Keidi Bare, me të cilët është takuar pas ndeshjeve dhe ka diskutuar për situatën që po kalojnë me klubet dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare”, shkruan në njoftimin e FSHF-së. “Të dielën trajneri së bashku me ndihmësin tjetër, Doriva Junior ishin në Zvicër për të ndjekur ndeshjen e Grasshopers në kampionatin zviceran, ku Abrashi u aktivizua për 90 minuta. Edhe në këtë rast Silvinjo është takuar pas ndeshjes me mesfushorin kuqezi dhe kanë diskutuar për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Evropianit”.

Kjo është një formë e punës e përzgjedhësit të Shqipërisë për t’i takuar para se të zhvillohen dy ndeshjet kualfiikuese për “Euro 2024”, ajo ndaj Moldavisëdhe Ishujve Faroe. “Trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët qoftë edhe për video-bisedave dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë grupin”, shkruan në njoftimin e FSHF-së. Shqipëria i nisi me humbje kualifikimet për Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. Humbi nga Polonia, në kuadër të Grupit E.