Halil Sylejmani do ta drejtojë Federatën Atletike të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar. Sylejmani ka fituar besimin e shumicës së delegatëve për ta drejtuar FAK-un edhe për katër vjetët e ardhshme, në Kuvendin e rregullt zgjedhor të mbajtur gjatë ditës së sotme.
Në bord, Sylejmani do t’i ketë Adrian Mazreku, Remzije Shala, Xhavit Tahiri, Faik Sylejmani, Kadri Kaçanolli, Gazi Renaku dhe Faik Baliç, ndërsa në Këshillin Mbikqyrës janë Adnan Tahiri, Driton Haliti dhe Mehmet Berisha.
Para kuvendarëve, kryetari Sylejmani ka treguar të arriturat e viteve të kaluara si dhe ka shpalosur planet dhe synimet për mandatin e ardhshëm, mandat të cilin e fitoi të enjten.
“Atmosfera në Kuvendin e rregullt zgjedhor ishte shumë konstruktive. Të gjitha raportet janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga kuvendarët. Prezent në Kuvendin ishin edhe përfaqësuesit e MKRS-së, Afërdita Fazlija dhe nga KOK-u, Shasivar Haxhijaj, që kanë lavdëruar punën e bërë nga Federata Atletike e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FAK-ut.