Sylejman Selimi është bërë të mërkurën anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës. Në njoftimin e FFK-së thuhet se kontributi i Selimit në futbollin e Kosovës ka qenë i madh si para ashtu edhe pas luftës në Kosovë.
Selimi siç njofton FFK-ja në të kaluarën si futbollist ka luajtur për Malushgatin e Dukagjinit, Buduqnostin e Skenderajt, ndërsa ka luajtur edhe për klubin e Drenicës.
“Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe.Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç ‘rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina. Gjeneral Selimi asnjëherë nuk u shkëput nga futbolli, ai vazhdon të jetë pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
-
Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat
-
Kryetari i FFK-së me pozitë në FIFA
-
Me gjithë startin e mirë të Drenicës, Sokoli mbetet i matur
-
Përfaqësuesi i UEFA-s flet për Kongresin në Beograd në Kuvendin e FFK-së