Një futbollist i skuadrës turke Amedspor, që garon në Kategorinë e Tretë të Turqisë, është suspenduar përjetësisht, pasi ka sulmuar lojtarët kundërshtarë.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Turqisë, transmeton Koha Ditore.
Mansur Calar, 33-vjeçar, është suspenduar nga të gjitha garat për katër vjet dhe është gjobitur me 25 mijë lira (4080 euro) për sulm ndaj kundërshtarëve, gjatë barazimit 1:1 të klubit të tij me Sakaryasporin në fundjavë, shkruan Reuters.
Sipas praktikave, çdo suspendim më i gjatë se tre vjet në Turqi përbën suspendim të përjetshëm, që nënkupton se Calar nuk do të jetë më në gjendje të luajë futboll në Turqi.
Xhirimet kanë treguar lojtarët e Saskaryasportit duke u sulmuar nga Calari me një armë që dukej e mprehtë, njëlloj brisku. Pas ndeshjes, lojtarët që janë sulmuar kanë publikuar fotot dhe dukeshin se ishin prerë në trup dhe fytyrë, në pjesën ku Calar është parë duke sulmuar...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Edhe një tjetër lojtar turk akuzohet për prerje me brisk të rrojës gjatë ndeshjes
-
Koca përjashtohet përjetësisht nga futbolli turk
-
Futbolli turk në krizë të thellë pas sulmit ndaj arbitrit
-
Arda Turan dënohet me 16 ndeshje moslojë
-
Turqia urdhëron arrestimin e lojtarëve të Superligës për bastvënie ilegale