Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suspendohen kadetët që çuan deri te nxjerrja e revoles në fushë

Dy futbollistët kadetë, ai i klubit Trepça '89, Bled Rexha, dhe i Prishtinës, Kushtrim Rrmoku, janë suspenduar me nga tre muaj nga Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Dy futbollistët nga KD-ja janë vlerësuar shkaktarë për ndërprerjen e ndeshjes së grupmoshës së kadetëve Trepça '89 - Prishtina, që më pas çoi deri futja në fushë e prindit të lojtarit të Prishtinës dhe nxjerrjen e revoles nga ana e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndeshje e nisur më 1 prill në Mitrovicë ishte ndërprerë në minutën e 33-të te rezultati 2:1 në të mirë të klubit Prishtina. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).