Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shfaqet revolja në ndeshjen e njomakëve

Është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit, personi që ka kërcënuar me armë në ndeshjen Trepça '89 - Prishtina të grupmoshës U-17 (kadetët).

Ndeshja e së shtunës, që i takoi Superligës së Kosovës për kadetë, u ndërpre në minutën e 33-të. Ajo nisi në fushën me bari sintetik në Mitrovicë, ndërsa u ndërpre kur rezultati ishte 2:1 në favor të skuadrës prishtinase, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndaj personit, të cilit Policia e Kosovës ia ka gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Në fakt, siç është përshkruar në reagimin e Trepçës ’89 dhe Prishtinës përshkallëzimi i situatës në fushë ndodhi pas një fërkimi trupor ndërmjet një futbollisti të mitrovicasve dhe një të Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm