Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supernënat e tenisit

Një dekadë më parë, fëmijët e vetëm që shiheshin në fushat e Wimbledonit, zakonisht ishin ata të baballarëve që luanin në tenis.

Derisa lojtarët si Roger Federer, Andre Agassi, Boris Becker e shumë të tjerë kishin karrierë të suksesshme krahas që ishin prindër, një gjë e tillë nuk mund të thuhej edhe për tenistet që pothuajse nuk i takonin kësaj bote. Ato ishin shumë më larg sesa baballarët e tenisit.

Në vitin 2010, Kim Clijsters e Belgjikës garoi në turneun e Wimbledon për herë të parë me vajzën e saj Jada në tribuna. E merrte kudo pas vetes. Veprimi i Clijstersit ngjalli habinë e shumëkujt.

Dhe jo vetëm për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm Clijstersit si nënë dhe teniste - ajo fitoi US Openin vetëm disa javë pas kthimit në turne - por sepse ajo ishte një nga vetëm tetë femrat në 30 vjetët e fundit, që pas lindjes i ishte kthyer tenisit profesional... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)