Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superliga prek fundin, Federata fajëson klubet

Katër skuadra në Ligën Ballkanike, dy prej tyre edhe në gara evropiane, bënë që para një viti basketbolli kosovar të ishte i stërmbushur me lojtarë e trajnerë të huaj.

Edhe interesimi i shikuesve ishte solid. Për herë të parë katër skuadrat shtyllë të basketbollit në vend, Sigal Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi po luanin së bashku edhe në një garë jo të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”. Por gjatë rrjedhës së kampionatit u bë tërësisht e qartë se drejtuesit e klubeve nuk i kishin bërë mirë hesapet kur kishin vendosur që të garonin në shumë fronte dhe kështu të shpenzonin dukshëm më shumë.

Në pjesën e dytë të kampionatit Peja e Trepça u futën në krizë të thellë financiare e organizative. Vështirësi pati edhe Bashkimi e po ashtu edhe Prishtina. Janë plot rrethana që sollën krizën, sidomos te Peja e Trepça... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.