Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superliga me një superskuadër

Sigal Prishtina dhe Peja ka vite që udhëheqin garë të rreptë për secilin trofe në basketboll. Edhe stinorin e shkuar ishte kështu, të paktën në fillim, shkruan sot Koha Ditore.

Por, në sezonin 2017/18 që nis sot, dy skuadrat më të mëdha në vend kanë synime diametralisht të kundërta. Kampionia në fuqi, Prishtina, do të ndjekë titullin si kandidatja më serioze, ndërkohë Peja do të luftojë për mbijetesë - për herë të parë në historinë e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kriza financiare që ka kapluar Pejën dhe disa skuadra të tjera ka rritur hendekun mes skuadrave. Prishtina nis sezonin e përforcuar "deri në dhëmbë" me të huaj e vendorë, derisa Peja me juniorë dhe me vetëm dy ditë stërvitje. Prishtina, po ashtu, u paraqit në kualifikime të Ligës së Kampionëve, ndërsa stërvitjet i ka nisur tash e dy muaj dhe një fazë e ka zhvilluar jashtë vendit.

Gati njësoj si Peja, punët i ka edhe skuadra tjetër e madhe Trepça. Edhe ajo do të paraqitet me lojtarë kryesisht të rinj dhe me shumë probleme financiare. Si pasojë e krizës, te këto dy skuadra do të punohet në baza vullnetare. Nuk do të ketë paga.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.