Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka caktuar datën e fillimit të edicionit të ri dhe ka publikuar orarin e fazës së parë të garave.
Sezoni 2022/2023 i Superligës së Kosovës në futboll do të nisë të shtunën e 13 gushtit ku do të luhen tri ndeshje., Trepça ’89 – Drita, Gjilani – Ferizaj dhe Dukagjini Prishtina.
Kurse të dielën e 14 gushtit përballën Malisheva – Ballkani dhe Drenica – Llapi.
Komisioni i Garave ka vendosur që shumë xhiro të luhen në mes-javë dhe gjatë kohës që zhvillohet Kampionati Botëror “Katari 2022”, nga 21 nëntor deri me 18 dhjetor të mos zhvillohen ndeshje të Superligës, që i bie se stinori vjeshtor duhet të përfundoi para 21 nëntorit.
Komisioni nuk ka caktuar datën se kur do të luhet ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet kampionit Ballkanit dhe fituesit të Kupës, Llapit.
Arsyeja është se Ballkani po merr pjesë në Ligën e Konferencës.