Ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet fituesit të titullit të kampionit Trepçës '89 dhe fitueses së Kupës, Besës, do të zhvillohet më 12 gusht.
Kështu u vendos të mërkurën në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit dhe nis në orën 17:00.
Trepça '89 për edicionin e ri 2017\2018 është përforcuar me disa lojtarë, kurse Besës i janë larguar lojtarët e ekipit bazë dhe do të paraqitet me lojtarë të rinj.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy euro bileta për ndeshjen e Superkupës
-
FFK ultimatum klubeve: Rregulloni stadiumet deri në sezonin 2019/20 ose nuk ka ndeshje
-
Të martën ndeshja e parë e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës
-
Caktohet orari i 1/8 të finales së Kupës në futboll
-
Futboll, mësohen çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës