Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supergol nga Kosovare Asllani, Suedia renditet e treta në Botëror

Kosovare Asllani

Ilustrim

Kosovare Asllani ka shënuar supergol në pjesën e dytë, në fitoren e Suedisë përballë Australisë.

Takimi i së shtunës ndërmjet Suedisë dhe Australisë ishte e rëndësishme për renditje në vendin e tretë në Botërorin për futbolliste.

Dhe në fund, me medalje të bronztë u stolisën suedezet, që fituan me rezultatin 2:0 ndaj nikoqires së Botërorit.

Golin e parë nga penalltia e shënoi Fridolina Rolfo pas gjysmë ore lojë.

Më pas Asllani e nisi aksionin nga gjysma e fushës së skuadrës së saj dhe në fund me gjuajtje të saktë shënoi me asistimin e Stina Blacksteniusit.

Edhe Asllani me Suedinë e mposhtin Italinë Futboll Asllani me Suedinë e mposhtin Italinë

Vendin e tretë në Kupën e Botës, Suedia e kishte fituar edhe në vitin 1991, 2011 dhe në vitin 2019.