Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, ka shënuar tjetër supergol. Asani me skuadrën Gëangju FC në elitën e futbollit të Koresë së Jugut, të premten mbrëma barazuan 2:2 në udhëtim te Incheoni.
Ishte ndeshje e xhiros së 27-të. Asani në minutën e 79-të realizoi për 2:1 nga gjuajtja e lirë, nga një distancë shumë e largët.
Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 58-të. Për Asanin 28-vjeçar ishte goli i gjashtë i sezonit.
Ai ka edhe dy asistime. Gëangju FC pas 27 ndeshjeve të luajtura zë pozitën e katërt me 39 pikë.
Artikuj të ngjashëm