Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Super trangujt”, “Heronjtë e klasë punëtore” dhe “Djemtë e këqij”

Kur flitet për futbollin në Madrid, të gjithëve u shkon mendja te Reali dhe Atletico, dy nga superfuqitë e Evropës, sukseset e të cilave kanë bërë që kryeqyteti spanjoll të konsiderohet i tillë edhe në botë sa i përket këtij sporti.

Me gjashtë paraqitje në finale të Ligës së Kampionëve në pesë vjetët e fundit: katër herë Reali dhe dy herë Atletico, si dhe me 43 tituj kampioni në La Liga së bashku vëmendja në Madrid në mënyrë të pashmangshme fokusohet në “Santiago Bernabeu” ose në “Wanda Metropolitano”, shkruan sot Koha Ditore.

Por, të gjithë ata që mendojnë vetëm për Realin e Atleticon nuk mund të jenë të vetëdijshëm se qyteti i Madridit ka edhe tri klube të tjera, që garojnë në La Liga, e që fatkeqësisht janë në hijen e dy gjigantëve. 

Larg nga turistët dhe udhëtarët e përditshëm, Getafe, Leganes e Rayo Vallecano janë klube me histori të dallueshme dhe krenare. Të tria kanë tregimet e tyre për të rrëfyer, pavarësisht se në Madrid nuk kanë famë sikurse Reali e Atletico.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm