Nicolas Pepe me dy supergola nga gjuajtjet e lira ia ka mundësuar Arsenalit të përmbysë rezultatin ndaj Guimaresit për të marrë tri pikët e reja në Ligën e Evropës.
“Topçinjtë” fituan ndeshjen me rezultat 3 me 2, me transferin më të shtrenjtë në histori të klubit që doli si hero i ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët mbyllën pjesën e parë me epërsi 1 me 2 me golat e Edwardsit dhe Duartes. Tek Arsenali shënoi Martinelli.
Ndërsa në pjesën e dytë, Pepe u inkuadrua në minutën e 75-të dhe në minutat 80 dhe në kohën shtesë me dy gola nga gjuajtjet e lira ia siguroi fitoren e tretë Arsenalit.
Arsenali i prin Grupit F me nëntë pikë. Eintracht Frankfurti është i dyti me gjashtë, ndërsa St. Liege i treti me tri. Guimares mbyll grupin pa pikë.
