Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi Wood përforcimi i dytë te Newcastle

Newcastle Unitedi ka kompletuar transferimin e sulmuesit Chris Wood nga skuadra e Burnleyt. Wood te Newcastle është transferuar për 30 milionë euro dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024.

Te Newcastle, Wood do ta zëvendësojë sulmuesin e lënduar Callum Wilson dhe pritet të debutojë këtë vikend në ndeshjen kundër Watfordit. 30-vjeçari është shprehur i lumtur me transferimin te Newcastle që po lufton për të siguruar mbetjen në Premier League edhe për sezonin tjetër.

Australiani këtë edicion te Burnley ka shënuar tre gola në 21 ndeshje. Wood bëhet transferimi i dytë te Newcastle gjatë këtij muaji pas mbrojtësit Kieran Trippier.