Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi rus feston para syve të ish-trajnerit Mancini

Ka pak gjëra që një futbollist shijon më tepër sesa të dëshmojë gabim trajnerin e tij të vjetër.

Nga Carlos Tevez që festoi në drejtim të bankinës së Manchester Unitedit duke kapur veshët, deri te David Ginola që festoi në prani të John Gregoryt, lojtarët pëlqejnë të tregojnë se trajnerët e kanë pasur gabim me ta dhe madje në mënyrë sa më publike, shkruan Koha Ditore.

E njëjta mund të thuhet edhe për sulmuesin rus Artem Dzyuba, që madje shkoi larg për të dëshmuar gabim ish-trajnerin e tij Roberto Mancini në fundjavë.

Dzyuba ishte aktivizuar rregullisht te Zenit St. Petersburg para fillimit të këtij stinori. Mirëpo, trajneri italian Mancini ndërroi mendje në fillim të stinorit dhe e huazoi sulmuesin tek Arsenal Tula... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)