Është sulmuar referi kryesor në ndeshjen mes Lepencit e Sharrit të zhvilluar sot në Kaçanik.
Lepenci e fitoi ndeshjen e Ligës së Dytë, që është rangu i tretë i garave në futboll në Kosovë, me rezultatin 4:3.
Lepenci fitoi ndeshjen me një gol nga gjuajtja e lirët të shënuar në çastet e fundit nga Xhevdet Shabani.
Por, shtabi i ekipit mysafir, Sharri, pas pranimit të golit të katërt sulmoi referin. Në pamjet e siguruara nga KOHA shihet referi duke u rrethuar nga ekipi i Sharrit, ndërsa më pas njëri nga anëtarët e shtabit edhe e grushton referin kryesor.