Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmohet me armë ndërtesa e Federatës së futbollit të Turqisë

Ndërtesa e Federatës së Futbollit të Turqisë është sulmuar me armë, kanë njoftuar të enjten mediumet turke. Bëhet e ditur se në këtë sulm, dy plumba kanë përfunduar në dy zyre të zbrazëta në ndërtesën e federatës që gjendet rajonin e Stambollit.

Thuhet se sulmi është kryer gjatë kohës kur Bordi i Federatës turke ka mbajtur takim.

Në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia e Stambollit ka nisur kërkimet për të gjetur personin apo personat që kanë gjuajtur me armë në drejtim të ndërtesës.