Futbollisti i Real Madridit, Marcelo, insiston se barazimi me rivalin e përbetuar Barcelonën me nga tre tituj të Kupës së Botës për klube nuk është motivimi i skuadrës së tij që tenton të mbrojë trofeun në turneun që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, do të përballet me kampionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Jaziran, të mërkurën në gjysmëfinale të Botërorit të klubeve. Finalja do të luhet të shtunën, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne nuk shikojmë te skuadrat e tjera. Ne bëjmë atë që duhet të bëhet", ka thënë Marcelo, kur është pyetur nëse skuadra është e motivuar për të arritur rekordin e Barcelonës prej tre trofeve në Kupën e Botës të klubeve. "Asgjë nuk është e lehtë, veçanërisht në futboll. Unë kam luajtur dy herë në Kupën e Botës së klubeve dhe e kam fituar dy herë, por është e vështirë. Asgjë nuk vjen e lehtë për Real Madridin. Kam qenë këtu për shumë vjet dhe çdo gjë është e vështirë. Ne kemi fituar shumë tituj, por kemi punuar fort për këtë"...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)