Përfaqësuesja e Suedisë në futsall, me shumë shqiptarë në përbërje, ka mposhtur Shqipërinë të martën mbrëma në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Botërorin 2024.
Ndeshja u luajt në Karlskrona të Suedisë, ku u zhvillua i gjithë turneu i Grupit E. Suedia fitoi me rezultatin 4:0, duke eliminuar Shqipërinë.
Suedia kaloi në Main Round nga vendi i parë në grup. Shënoi dy fitore, ndërsa kishte edhe një barazim.
Shqipëria kishte një fitore por që nuk i mjaftoi. Mbeti e fundit në grup.
Prej pozitës së dytë avancoi Austria që i kishte katër pikë, derisa 3 pikë i kishte edhe Andorra. Pikërisht ndaj Andorrës, Shqipëria e kishte fituar ndeshjen e parë, 3:2. Më pas humbi 3:2 nga Austria e të martën edhe nga Suedia.
Donat Gashi shënoi golin e parë për Suedinë. Ndërsa të dytin e realizoi Petrit Zhubi. Zhubi është edhe kapiten dhe lojtari kryesor i Suedisë. Albert Hiseni, Noraldin Azizi, Liridon Makolli janë lojtarë të tjerë të Suedisë.