Në përfaqësuesen e Suedisë nuk mbajnë inate që mesfushori kosovar Loret Sadiku vendosi t'i lërë në vitin 2013, fillimisht për Shqipërinë e më pas për Kosovën.
Sadiku do të jetë i mirëpritur te Suedia, nëse ka dëshirë të kthehet, por edhe nëse e meriton ftesën.
Ndihmësi i seleksionuesit të Suedisë Janne Andersson, Peter Wettergren, ka thënë se Sadiku e ka derën e hapur te Suedia. Por thotë se fanellën e Suedisë duhet ta meritojë, duke bërë paraqitje të mira me klubin.
"Lojtarët e mirë të futbollit janë gjithmonë të mirëpritur. Nuk e di situatën e tij, por natyrisht se do të interesohem kur të kthehem nga pushimi", ka thënë Wettergren të enjten për "Football Channel", njoftoi "fotbollskanalen.se" të enjten.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Elena Sadiku ka nisur ta ndiejë presionin te kampioni suedez
-
Mesazhi i Sadriut për huliganët rumunë: Kosova ekziston, kemi identitet dhe histori
-
Pasi shkroi histori me Celticun, Sadiku merr drejtimin e kampionit suedez
-
Sadiku largohet nga Celticu, e merr drejtimin e Hackenit
-
Selektori i ri i Suedisë flet për Alexander Isakun