Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi do t’i nënshtrohet një operacioni në gju

Foto: Reuters

Sulmuesi i Barcelonës do t'i nënshtrohet një operacioni në gju gjatë të dielës.

Uruguaiani ka pësuar një lëndim në gjurin e djathë të tij, transmeton Koha.net.

Suarezi nuk dihet nëse do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës, pas këtij operacioni.

Sulmuesi uruguaian ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes të cilën Barcelona e humbi 3 me 2 nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e Super Kupës spanjolle.

32 vjeçari ka realizuar 32 paraqitje me Barcelonën gjatë këtij sezoni ndërsa ka shënuar 14 gola.