Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga fiton derbin kundër Shkëndijës

Struga e ka fituar derbin e ekipeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Struga e ka mposhtur Shkëndijën si mysafire me rezultatin 2:0. Ndeshja u zhvillua të dielën në Tetovë dhe i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Hristijan Maleski (50’) dhe Besart Ibrahimi (70’) shënuan golat e fitores për Strugën, e cila është lidere e kampionatit me 12 pikë. Shkëndija mbetet e katërta me shtatë pikë.

Ekipi tjetër shqiptar, Shkupi, e ka mposhtur Skopjen si mysafir me rezultatin 2:0.

Shkupi është i pesti në tabelë, por ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Artikuj të ngjashëm