Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha zgjedh Brentfordin

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha ka zgjedhur Brentfordin. Kështu të paktën ka njoftuar Fabrizio Romano, gazetari i njohur që raporton për lëvizjet e lojtarëve.

Brentfordi i Premier Leagues e angazhon Strakoshën si lojtar të lirë.

Testet e tij mjekësore pritet të përfundojnë së shpejti. Strakosha ka përfunduar kontratën me Lazion, ku bëri ngritjen e madhe në karrierë.

Ëndërr e tij ishte të luante në Premier League dhe kjo ëndërr po i realizohet tashmë. Në garë për Strakoshën ishin disa skuadra.

Së fundi ishte përfshirë edhe Manchester Unitedi. Por Strakosha vendosi për një hap pak më të vogël.

Artikuj të ngjashëm