Thomas Strakosha pritet të largohet nga skuadra e Lazios pasi ende nuk po arrihet gjuha e përbashkët për vazhdimin e kontratës.
Strakosha bashkë me spanjollin Patricio Gil, nuk janë më në planet e trajnerit Maurizio Sarri, derisa drejtori sportiv Igli Tare, po synon që në skuadër ta mbajë Luiz Felipen.
“Tuttomercatoëeb” shkruan se si Strakosha, ashtu edhe Gil, nuk kanë arritur të ambientohen nën urdhrat e trajnerit të ri.
Portieri i Shqipërisë, Strakosha, do të jetë pa kontratë në fund të sezonit. E ka humbur vendin e titullarit në konkurrencë me Pepe Reinan. Strakosha është paraqitur në katër ndeshje në të gjitha garat me lacialët në këtë edicon dhe ka pranuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm
-
Dybala pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit
-
Kujt iu drejtua Spalletti me fjalët “shumë prej jush do të largoheni”?
-
Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro
-
Italia mund të bëjë “përjashtime financiare” për Guardiolën
-
Italianët takohen me Guardiolën, tentojnë ta bindin për postin e selektorit