E ardhmja e Thomas Strakoshës te Lazio mbetet në dyshim. Mediat italiane kanë raportuar të hënën se portieri shqiptar, nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Strakosha thuhet se nuk është i kënaqur me situatën e tij të krijuar te kryeqytetasit, pasi ka humbur vendin e titullarit.
25-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022. Ai është pjesë e Lazios nga viti 2016 kur u transferua nga Salernitana.
Këtë sezon, Strakosha ka vetëm gjashtë paraqitje në Serie A.