Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere. Mediat italiane kanë bërë të ditur se për portierin shqiptar ndeshja ndaj Sassuolos do të jetë e fundit për klubin kryeqytetas.
Strakosha do të largohet në afatin kalimtar pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar këtë sezon.
Për shërbimet e portierit 26-vjeçar interesim kanë shprehur skuadrat si Crystal Palace, Southampton, Borussia Dortmund dhe Frankfurti.
Këtë sezon portieri shqiptar ka luajtur vetëm 720 minuta në Serie A.
Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.