Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha afër nënshkrimit të kontratës së re

Portieri shqiptar Thomas Strakosha pritet të firmosë së shpejti kontratën e re me Lazion, që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2025, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, transmeton Koha.net.

Me kontratën e re portieri i Shqipërisë do të ketë pagë 2 milionë euro në vit. Me kontratën aktuale paga e tij vjetore është 1.2 milionë euro.

Strakosha 25-vjeçar është duke u kërkuar nga Tottenhami e Leicester City.