Qendërmbrojtësi i Anglisë, John Stones do të jetë pjesë e Manchester Cityt deri në vitin 2026.
Stones zyrtarisht ka arritur marrëveshje për kontratë të re katërvjeçare me skuadrën e Cityt. Me kontratën e re Stones do të ketë edhe një pagë javore prej 300 mijë eurosh.
27-vjeçari shihet si pjesë e rëndësishme e ekipit dhe ishte trajneri Pep Guardiola që ka insistuar që ai të mbetet te City për një periudhë më të gjatë. Stones iu bashkua Cityt në vitin 2016 nga Evertoni kurse edicionin e fundit, pati 35 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi pesë gola.
Artikuj të ngjashëm