Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stoke me Rowettin synon rikthimin në Premier Ligë

Stoke City ka emëruar Gary Rowettin si menaxher të ri të klubit.

44-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare për të zëvendësuar Paul Lambertin në postin e trajnerit.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë shërbimet e Garyt dhe mezi presim të punojmë me të për objektivin tonë, rikthimin në Premier Ligë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e pronarëve Peter dhe John Coates.

Rowetti do të kalojë te Stoke nga Derby County, klub të cilin e drejtoi për një vjet e gjysmë.