Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e njërit prej gazetarit në konferencën për shtyp në lidhje me emocionet dhe reagimet e tij në ndeshjen kundër Serbisë.
Stojkoviq u pyet për fyerjen që e kishte bërë gjatë ndeshjes, ndaj të cilës ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që është ankuar tashmë në FIFA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, para se Stojkoviq të flet, ndërhyri zyrtari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili tha se konferenca ka të bëjë vetëm me futbollin dhe jo gjërat tjera.
Ndërkohë, fjalën e mori Stojkoviq, i cili tha se nuk ka asnjë koment në lidhje me pyetjet që iu bënë: e para për fyerjen e tij dhe e dyta për ankesën e FFK-së.
“Nuk kam koment për këto dy pyetje dhe mos u zemëroni. Nuk kam përgjigje”, tha shkurt Stojkoviq.