Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stinori i futbollit në Turkmenistan rinisë me tifozë

Foto: AFP

Stinori i futbollit në Turkmenistan ka rifilluar të dielën, ndërsa tifozët janë kthyer në stadiume, shkruan agjencia AFP.

Turkmenistani është një nga shtetet e pakta që ende nuk ka njoftuar për ndonjë rast me koronavirus. Rreth 300 persona ishin në tribuna për të shikuar derbin mes kampionit të edicionit të kaluar Altyn Asyr dhe liderit Kopetdag, në stadiumin në kryeqendrën Ashgabat, që ka kapacitet 20 mijë ulëse.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Si një numër i tifozëve tjerë të intervistuar nga AFP, të cilët nuk mbanin maskë, Muradi 60-vjeçar, që është tifoz i Kopetdagut, thotë se nuk ka frikë nga pandemia e koronavirusit dhe do të vazhdojë të jetë prezent në stadiume.

“Sporti vëret gjithë viruset”, thotë ai duke qeshë. “Kur fiton skuadra jote e preferuar, atëherë të forcon imunitetin!”

Edhe Futbolli në Turkmenistan do të rinisë me tifozë në fundjavë Sport Futbolli në Turkmenistan do të rinisë me tifozë në fundjavë

Ai shpreson që klubi i tij do të qëndrojë në krye të renditjes.

“Ky klub është legjendar”, thotë Muradi.

Ndonëse i njohur si shtet autoritar, Turkeminstani, që gjendet në qendër të Azisë, prapë kishte ndjekur shembujt e shteteve tjera duke pezulluar ligën në mars kur kishin mbetur vetëm edhe tri xhiro pa mbaruar sinori. Liga e Turkmenistanit numëron tetë klube.

Federata e Futbollit të Turkmenistanit ka cituar rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë të vendit dhe po ashtu Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Por, një muaj më vonë, dhe përkundër shqetësimeve ndërkombëtare, futbolli është rikthyer në shtetin e pasur me gaz natyral.

“Gëzimi forcon imunitetin”, thotë Ashir Yusupov 34-vjeçar, një sipërmarrës që po ashtu po shikon ndeshjet nga tribunat. “Ne nuk kemi koronavirus, kështu që pse të mos rinisë liga jonë?”

Tri shtetet ish-Sovjetike, Bjellorusia, Taxhikistani dhe Turkmenistani, kanë hequr dorë nga trendi global i pezullimit të ligës.

Edhe Pas Bjellorusisë, edhe Taxhikistani fillon kampionatin e futbollit Sport Pas Bjellorusisë, edhe Taxhikistani fillon kampionatin e futbollit

Interesimi botëror për ligën e Bjellorusisë është rritur pas këtij vendimi, ndërkohë finalja e Superkupës së Taxhikistanit këtë muaj kishte një numër të madh të përcjellësve nga vende të tjera.

Por, Bjellorusia që ka konfirmuar 4779 raste me koronavirus, është kritikuar fort që po lejon tifozët në stadiume.

Taxhikistani ka rinisur stinorin pa tifozë, ndonëse qeveria e saj autoritare, si ajo e Turkmenistanit, po insiston se nuk ka raste me koronavirus në vend.

Turkmenistani kurrë nuk është njohur si superfuqi e futbollit dhe kanalet kryesore sportive të dielën zgjodhën të transmetonin ndeshje hendbolli të dielën, para atyre të futbollit.

Po ashtu futbolli nuk është në mesin e sporteve që promovohen nga presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov, që është i çmendur pas sportit.

Në Ditën Botërore të Shendetësisë më 7 prill, presidenti është shfaqur në televizionin shtetëror duke kalëruar, ndërsa punëtorët shtetëror janë përfshirë në një seancë masive stërvitore nëpër vend.

Edhe Arkadag, ekipi i themeluar nga shteti fiton ligën pa asnjë humbje në Turkmenistan Sport Arkadag, ekipi i themeluar nga shteti fiton ligën pa asnjë humbje në Turkmenistan

Ngjarjet e tilla të mëdha publike kanë ngritur pyetjet nëse Turkmenistani është duke e marrë seriozisht pandeminë.

Që nga atëherë, Berdymukhamedov ka urdhëruar zyrtarët që të angazhohen më tepër për të zbuluar rastet nëse ka dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.

Presidenti njihet si “Mbrojtësi” i vendit. Mediumet shtetërore kanë cekur rëndësinë e lidershipit të tij në këtë situatë pandemie.