Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që edicioni 2020/21 i futbollit do të nisë më 1 shtator, raporton Sky Sport Italia.
Këshilli Federal është takuar të mërkurën dhe janë marrë disa vendime gjatë takimit. E para ka qenë që futbollit profesionist t’i jepet kohë deri më 20 gusht për të përfunduar stinorin aktual.
Stinori do të lejohet të zgjatet deri më 31 gusht për përfundimin e Kupës së Italisë, që është në fazën gjysmëfinale.
Klubet e Series A dhe B kanë mbështetur idenë e rifillimit të stinorit aktual më 20 qershor, por federata ka shprehur optimizmin se Qeveria italiane do ta lejojë rifillimin një javë më herët. Në rast se ka shtyrje tjera shkaku i koronavirusit, është arritur pajtim që të ndryshohet formati dhe tri rangjet e para të përfundohen me plejof e plejaut.
Në takim është caktuar edhe data e 1 shtatorit, si datë për fillimin e stinorit të ardhshëm.