Sulmuesi Albion Rrahmani iu bashkua Rapid Bukureshtit, pasi ia pagoi 600 mijë euro Ballkanit gjatë verës së këtij viti. Por rruga e sulmuesit kosovar mund të ishte krejtësisht ndryshe. Futbollisti i Kosovës ishte një hap transferimit te Steaua Bukureshti.
Realizimin e këtij transferimi ishte gati ta realizonte menaxheri Florin Vulturar. Ai ka treguar se kishte shkuar për ta përcjellë nga afër Rrahmanin në ndeshjen Cluj – Ballkani. Ndeshjen e kishte fituar Cluji 1:0 më 3 nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të edicionit 2022/2023 të Ligës së Konferencës.
“E shikuam Rrahmanin dhe për fat të keq apo për fat të Rapidit, ai pati një lojë të keqe. Ai qëndroi në gatishmëri dhe më pas Rapidi e mori atë. Ai është një lojtar i mirë, na pëlqeu shumë, por donim ta shihnim në një ndeshje nga afër dhe nuk luajti mirë. Nuk më bëri përshtypje. Duhej të shikonim 2-3 ndeshje të tjera, por nuk mund t’i mbulojmë të gjitha ndeshjet. Do të ishte e mundur të transferohej në Steaua. Tre prej nesh shkuam në atë ndeshje dhe të tre thamë se ai ka diçka, por ende duhet parë. Nuk e mendoja se ai do të largohej kaq shpejt. Nuk kaloi shumë kohë nga ndeshja me Clujin dhe ai u largua”, ka thënë Vulturar për “Fanatik”.
Rrahmani u operua pas një lëndimi me Kosovën në nyje të këmbës dhe do të mungojë rreth tre muaj.
Ai ka pasur një fillimin sensacional në kampionatin rumun me Rapidin.