Statuja e futbollistit Zlatan Ibrahimoviq në qytetin e tij të lindjes Malmo, Suedi, ishte përsëri objektivi i një sulmi.
Sulmet ndaj statujës së Ibrës filluan pasi media njoftoi se ai kishte blerë gjysmën e aksioneve të skuadrës së futbollit Hammarby në fund të muajit të kaluar.
Nga statuja e Ibrahimoviqit është hequr hunda dhe e gjithë statuja ishte pikturuar e bardhë.
{gallery}
Zëdhënësja e policisë në Malmo, Katherine Rusin konfirmoi se ishte nisur një hetim për sulmin dhe se dëshmitarët okularë do të dëgjoheshin.
Statuja e Zlatan Ibrahimoviqit në Malmo është ngritur rreth 3 muaj më parë, dhe është sulmuar edhe më herët, veçanërisht pas blerjes së aksioneve të klubit suedez.
Edhe
Ibrahimoviqi shënon gol në Suedi dhe flet për të ardhmen te Milani
Ibrahimoviq e filloi karrierën e tij profesionale në Malmö FF dhe më pas luajti për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milano, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe LA Galaxy.
Për ekipin kombëtar të Suedisë, nga i cili u largua në vitin 2016, ai bëri 116 paraqitje dhe shënoi 62 gola./kp