Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stan Wawrinka tërhiqet nga “Wimbledoni”

Tri herë kampioni i Grand-Slameve, Stan Wawrinka, nuk do të marrë pjesë në turneun e “Wimbledonit” shkaku i lëndimit të shputës.

Pikërisht ky lëndim e la atë jashtë arenave të turneut “French Open”.

Ish-numri tre i botës, 36-vjeçari Wawrinka, u operua në këmbë më herët gjatë këtij viti.

Ai nuk ka luajtur në ndonjë garë të Shoqatës së Tenisit Profesionist qëkur u mposht nga Lloyd Harris në “Qatar Open” në muajin mars. Wimbledoni, i cili nis më 28 qershor, është i vetmi Grand-Slam që zvicerani nuk e ka fituar. Dy herë ishte çerekfinalist.

Ai tani është në vendin e 24 në ranglistë. E ka fituar garën e “Australian Open” në vitin 2014-të, para se ta fitonte edhe “French Open” në vitin 2015, dhe “US Open” një vit më pas.