Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stafeta e përzier po i sjell atletikës dimension taktik

Tokio, nëntor (Olympic.org) – Një minirevolucion në atletikë ka nisur me prezantimin e një disipline të re në programin olimpik për “Tokio 2020”: stafeta e përzier 4x400 metra, shkruan sot Koha Ditore.

Në Botërorin, në Doha, këtë vit u vendosën dy rekorde të botës në disiplinën e njëjtë brenda dy ditëve. Nuk ishte për befasi: pasi ishte hera e parë që u prezantua stafeta e përzier 4x400 metra vrapim, në të cilën skuadra përbëhet nga dy atletë dhe dy atlete. Në këtë distancë atletët amerikanë kanë performuar tradicionalisht shumë mirë dhe pritej që SHBA-ja të dominonte këtë disiplinë.

Pasi u provua në Botërorin e Stafetave në Nassau në vitin 2017 dhe në një numër të kampionateve të tjera kontinentale, si dhe në mitingjet e Nitro Atheltics, stafeta e përzier zyrtarisht debutoi në një ngjarje të madhe në Botërorin e atletikës në Doha më 28 dhe 29 shtator.

Rregullat janë të thjeshta: secila stafetë duhet të ketë dy atletë dhe dy atlete, që mund të garojnë në renditjen siç preferojnë ata. Stafeta e SHBA-së e përbërë nga Tyrell Richard, Jennifer Beard, Jasmine Blocker dhe Ogi Igbokwe la gjurmë fillestare duke vendosur rekordin e parë të botës, me kohë 3:12.42 minuta në kualifikime.


Në finale që u mbajt një ditë më vonë se kualifikimet, SHBA-ja u përcaktua për një skuadër krejt tjetër: Wil London, Allyson Felix, Courtney Okolo dhe Michael Cherry – katër garues më të freskët që kishin ardhur në Botërorin në Doha pikërisht për stafetat. Amerikanët kanë një fond të madh të atletëve në dispozicion sa i përket sprintit, duke u lejuar kështu luksin që të kursejnë më të mirët për finale.

Edhe SHBA-ja vendos rekord botëror në stafetë Paris 2024 SHBA-ja vendos rekord botëror në stafetë

Bahamet, në anën tjetër, vendosën të mos aktivizojnë më të mirët, ku Shaunae Miller-Uibo dhe Steven Gardiner po përqendroheshin në konkurrencën individuale në 400 metra. Vendimi për të pushuar atletët e caktuar në kualifikime apo në finale, sigurisht se merr një dimension strategjik në një distancë si 400 metra, ku koha e rikuperimit dhe pasojat e vrapimit të disa garave rresht mund të kenë ndikim në performancë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)